E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj Mubarak në masa të forta sigurie

KAJRO- Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm jashtë ndërtesës së gjykatës në Kajro, ku sot vazhdon procesi ndaj ish presidentit Egjiptian të rrëzuar nga pushtetit, Hosni Mubarak.

Avokatët mbrojtjes do të prezantojnë në gjykatë faktet e tyre sipas të cilave, Mubarak nuk urdhëroi vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të një viti më parë.

Mubarak është nën akuzë së bashku me dy prej djemve të tij, së bashku me ish ministrin e Brendshëm dhe dy ish zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për shtypjen e dhunshme të protestave ku më shumë se 900 vetë humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›