Temperaturat e ftohta, akset të kalueshme me zinxhirë
TIRANE- Bora e ngrirë, temperaturat e ulëta vijojnë të vështirësojnë qarkullimin në disa zona të vendit tonë.
Në disa prej akseve rrugore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, qarkullimi i mjeteve lejohet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave të shkaktuara nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës gjatë ditëve të fundit.
Në qarkun e Elbasanit, aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë e kalueshme deri në Gur të Zi, segmenti në vazhdim me zinxhirë. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin. Vendet me ngrica janë trajtuar me kripë.
Në qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, por nuk kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Rrugë të bllokuara nuk ka. Qarkullimi kryhet normalisht. Punohet për ndjekjen e situatës në rrugë kryesisht në ato malore dhe në qafat. Në rrugën e Dardhës, në pjesën fundore qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në qarkun e Shkodrës, në aksin Q.Mali-Fierzë si pasojë e dëmtimit të urës pranë Dardhës, qarkullimi është i mundur vetëm për mjetet e vogla me një kalim. Është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjerë qarkullimi kryhet pa probleme.
Në qarkun e Gjirokastrës, në Qafë Muzinë dhe në Ujin e Ftohtë për shkak të ngricave është hedhur kripë dhe qarkullimi kryhet normal.
Në qarkun e Tiranës, në aksin Q.Mollë-Bizë ka ngrica në rrugë, për pasojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë, sipas informacionit më të fundit nga DPRR-ve, në rrugën Milot-Kalimash, në zonat ku ka prezencë ngrice, është shpërndarë kripë dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme.
Lejohet qarkullimi vetëm me zinxhirë
Në aksin Q.Bualli – Krastë
Ura e Çerenecit – Q.Dragalicë – Klenjë
K/Labinot Fushë-Monument Bizë
Rruga e Dardhës
(d.b/BalkanWeb)
Topojan- Shishtavec
Q.Mali-Fierzë
Q.Mollë-Bizë
Lidhje te tjera Tiranë, temperaturat nën 0 deri të Premten, nisin shirat Kukës, temperaturat -18, mungesë reshjesh