E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, temperaturat nën 0 deri të Premten, nisin shirat

TIRANE-Ashtu sic ishte parashikuar, ditët e para të vitit 2012 nisën me mot të ftohtë dhe në shumë zona pati dhe borë, por kjo situatë po ndjehet qartë dhe në Tiranë.
Parashikimi i Motit ne BalkanWeb ben te ditur se ditët e fundit temperaturat kanë shënuar nën 0 dhe më të ulëtat deri -8 Gradë Celsius, ndersa pritet që kjo situatë të vijojë edhe ditën e enjte.
Edhe sot paradite Tirana u zgjua me -6 gradë Celsius sipas parashikimit në BalkanWeb, kurse temperaturat e ftohta kanë shkaktuar ngrica të shumta në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Kurse temperatura maksimale sot ne kryeqytet shënoi 2 gradë Celsius, por kjo nuk solli asnjë përmirësim tek shkrirja e ngricave.

Edhe në ditët në vazhdim Moti do te karakterizohet nga mëngjese dhe mbrëmje te ftohta. Të premten, priten reshje shiu që do të rritin me disa gradë temperaturat, duke lënë pas ato me 0 dhe – gradë Celsius.
Ndërsa temperaturat do te pësojnë rritje me te paktën katër apo pese grade Celsius, reshje nuk do të ketë vetëm në Tiranë, por dhe në zona të tjera në vend, ku në ato malore do të jenë në formë bore.

Vendi do te përfshihet nga reshje shiu, por temperaturat do te pësojnë rritje me te paktën katër apo pese grade celsius.

Temperaturat më të lartë nisur nga e Premtja e në vazhdim në Tiranë do të shënohen 8 dhe 9 gradë Celsius.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›