Gjyqi ndaj Priftit, prokuroria në pozitë të vështirë para gjykatës: Skemi dëshmitarë
Në seancën e radhës të gjyqit ndaj ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish- zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj, anëtarët e Kolegjit Penal kërkuan të mësojnë nga prokuroria se përse nuk ka asnjë dëshmitar në këtë proces. Prokuroria u vu në vështirësi kur deklaroi se nuk ka asnjë dëshmitar që e mbështet këtë akuzë, por vetëm një video.
Prokuroria lexoi përpara gjykatësve kërkesën për gjykim, pa dhënë asnjë fakt penal, pa treguar se çfarë korrupsioni ka ndodhur, kush ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, cili ligj është shkelur dhe çfarë dëmi ka pasur shteti. Prokuroria e ka ngritur të gjithë padinë mbi faktin se në tryezë ka disa para, por po treguar se çfarë ka të jashtëligjshme aty.
Avokatët e Priftit kanë kërkuar nga Gjykata e Lartë që të veprojë njësoj si në rastin e Metës, kur videoja nuk u mor në konsideratë.