E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Shkollë për trajnimin e administratës publike

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani,

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në takimin e zhvilluar për reformën në administratën publike tha se, konsolidimi i shërbimit civil është një nga objektivat kryesore të qeverisë shqiptare.

“Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, duke iu referuar praktikave më të mira europiane, po shohin mundësinë për të ngritur në një shkallë më të lartë pjesën e ekspertizës së trajnimit të administratës publike, duke u koncentruar deri në krijimin e një shkolle për trajnimin e administratës publike”, – tha Nishani.

Ministri Nishani deklaroi se, është bërë një punë paraprake në formulimin e politikave sesi ne mund të kemi një shkollë të trajnimit të administratës publike.

Nishani, duke u ndalur tek ky projekt i rëndësishëm, theksoi se duhet të shikojmë për një nivel më të lartë e më akademik të trajnimit dhe shkollimit të administratorit publik.  /E.L/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›