E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj Trump/ Prokurori: Hetim i plotë, rigoroz dhe në kohën e duhur

Prokurori i Manhatanit, Alvin Bragg në konferencën e tij për mediat ka deklaruar se dalja sot e ish-presidentit amerikan Donald Trump para gjykatës, ishte në kohën e duhur.

Duke mbrojtur çështjen e tij kundër Trump, Bragg përsëriti disa herë se të dhënat me të cilat është ndërtuar akuza ndaj ish-presidentit janë të sakta.

Prokurori këmbënguli se hetimi është i plotë dhe rigoroz teksa ai vuri në dukje përvojën e tij 24 vjeçare, transmeton BBC.  Duke iu referuar periudhës dhe kohës në të cilën Trump u soll para gjykatës, prokurori tha se kjo ishte koha e duhur.

Donald Trump është presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale.  

Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me pagesat që Trump ka bërë për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016-ës.

/rtsh.al/

Manhattan district attorney Alvin Bragg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›