I dënuar për prostitucion, Apeli i GJKKO vendos konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut, i cili është i dënuar për prostitucion. Pasuritë në pronësi të Markut, që tashmë i kanë kaluar shtetit janë një truall me sipërfaqe 206 m2, një godinë banimi me 3 kate dhe tre apartamente me sipërfaqe 93.4 m2, 107.8 m2 dhe 64.08 m2.
Ishte vetë Marku i cili kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë të GJKKO për konfiskimin e këtyre pasurive, ndërsa Apeli la në fuqi të njëjtin vendim.
Çlirim Marku ishte një ndër të dënuarit si subjekt i OFL-së, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
/rtsh.al/