Gjyqi për Boboshticën, merret në pyetje dëshmitarja

Ka mbaruar seanca e radhës për gjyqin e Boboshticës, ku mor në pyetje dëshmitarja e fundit Mirela Stefanollari.
Gjatë seancës dëshmitarja deklaroi se ceremonia e përvitshme që organizohej në varrezat e Boboshticës organizohej nga Konsullata Greke dhe Omonia.
Gjithashtu ajo konfirmoi se ndërtimi i memorialit dhe shkallës ishte pa leje.
Ndërkohë seanca e radhës u vendos më 2 qershor ku prokuroria do të paraqesë pretencën.