Pranga 6 personave, sekuetrohen 26.5 kg marijuanë

Nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtoria e Operacioneve Speciale në Departamentin kundër Krimit të Organizuar në policinë e shtetit, ditën e sotme, është konkluduar me sukses një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike, gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i 6 shtetasve. Ata jane Ilirjan Haxhi Feçi, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, Albert Rasim Mahmutaj, 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Gëzim Thoma Vasi 21 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, Lorenc Vasi 18 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër, shtetasi me inicialet S.H, 16 vjeç, lindur e banues në Gjirokastër dhe Refie Halit Iliazi, 48 vjec, banuese në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur në sajë të një hetimi disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit. Këta shtetas u kapën në flagrancë në banesën e shtetasit Ilirjan Feçi, në lagjen nr.2 Kavajë në sajë të një operacioni të mirëorganizuar nga strukturat e policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policise, në këtë banesë u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 26.5 kg lëndë narkotike marijuanë, e cila kishte ardhur nga Lazarati me destinacion shitjen e saj në tregun ndërkombëtar.
Ndaj shtetasve të sipërpërmendur është marrë masa e arrestit në flagrancë nën akuzën e kryerjes së veprës penale "trafikim i narkotikëve" si dhe ndaj shtetases Refie Iliazi për veprën penale “armëmbajtje pa leje". Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t`i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda.