E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë sekuestrohen 26.56 kg marijuanë 6 persona në pranga

KAVAJE- Një hetim disa mujor i policisë së shtetit ka përfundur me sekuestrimin e 25.6 kg mariuanë, ndërkohë që 6 shtetas kanë përfunduar në pranga.

Policia njofton se operacioni ka përfunduar mesditen e sotme në banesën e njërit prej të arrestuarve në lagjen 2 të qytetit të Kavajës.

Zëdhënsësja për shtyp e policisë Klejda Plangarica bën me dije se lënda narkotike vinte nga Lazarati dheishte destinuar për tregun Europian.

Gjatë arrestimit të 6 personave është bërë e mundur sekuestrimi i 25.6 kg mariuane, si dhe 3 automjeteve, një sasie eurosh dhe 2 kallashnikovëve.

Mbi 6 personat e arrestuar është marrë masa e arrestit pasi mbi to rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Materialet i janë dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›