Tirana përshendet arrestimin e Ratko Mlladiç
TIRANE-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndeti sot arrestimin në Serbi, të të shumë kërkuarit nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish- Jugosllavi, Ratko Mlladiç, të akuzuar për genocid dhe krime ndaj njerëzimit.
Në një deklaratë për shtyp të kësaj ministrie theksohet se "arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të pafajshëm, është një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë".
Ky është një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, por edhe për lehtësimin sadopak të dhimbjeve të të afërmve të qindra mijëra viktimave të pafajshme, të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, thuhet në deklaratë.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të kërkuarve të tjerë dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon.
ALEANCA KUQ E ZI: SERBIA NUK I KA SHLYER DETYRIMET
Ndërkohë edhe Aleanca Kuq e Zi ka reaguar menjëhere pas deklaratës së sotme të presidentit serb Boris Tadic, i cili pasi konfirmoi arrestimin e Mlladic u shpreh se Sebia tashmë ka shlyer krimet dhe genocidin ndaj popujve të ish-Jugosllavise. Aleanca Kuq e Zi ndërsa e cilëson të pavend këtë deklaratë shprehet se Serbia ende nuk ka shlyer krimet e saj, krime me të cilat ka shkaktuar mijëra viktima dhe mbetet një nga përgjegjëset kryesore të luftrave ballkanike. Duke mbetur në këtë linjë, Alenca Kuq e Zi kërkon që Serbia të vazhdojë arrestimet e “munguara” për të dënuar kriminelët e luftës.
‘Tadiç duhet të evitojë deklaratat provokuese dhe ti kërkojë falje publike popullit shqiptar, pasi mes viktimave e kriminelëve nuk mund të ketë barazi. Kjo është rruga e duhur që do ta afronte Beogradin me BE-në Demokracia është një institucion i lashtë i botës së qytetëruar, që ka rregullat e veta’ - përfundon deklarata e grupimit Aleanca Kuq e Zi.
(d.b/e.m/BalkanWeb)