E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi per emrin kunderakuzat e Greqise ne Hage

Para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë Greqia paraqet argumentat e saj kundër akuzave të Maqedonisë. Sot mbahet seanca e parë dëgjimore që pritet të vijojë sërish nesër ndërsa Maqedonia paraqiti argumentat e saj në fillim të javës. Mosmarrveshjet 20 vjecare me vendin fqinj Maqedonia vendosi t’i adresojë para GJND-së duke e akuzuar se ka shkelur Marrëveshjen e Përkohshme kur ka bllokuar hyrjen e fqinjit verior në NATO në prill të vitit 2008.

Greqia i hedh poshtë akuzat duke theksuar se mospranimi i Maqedonisë në Aleancë ka qenë vendim i të gjitha vendeve anëtare. Avokati Philippe Sands, në emër të Maqedonisë deklaroi para gjykatës se emri nuk kishte për qëllim ndonjë pretendim territorial as para 20 vitesh dhe as tani.

Por për Greqinë përveç pretendimeve territoriale të provincës veriore është e  qartë se gjykata nuk ka jurisdiksion për këtë çështje Seancat dëgjimore do të përfundojnë më 31 mars. Vendimi pritet pas gjashtë muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›