Hakerat sulmojne website-t e Komisionit Europian
Komisioni Europian është vendosur në shënjestër të sulmeve kibernetike. Shërbimet e postës elektronike dhe disa faqe web-i të Komisionit kanë mbetur të bllokuara për shkak të një sulmi kibernetik origjina e të cilit nuk dihet ende. Piratëve të rrjetit nuk i kanë shpëtuar as faqet që lidhen direkt me përfaqësuesen për politikën e jashtme europiane, Catherine Ashton.
Incidenti vjen në një kohë kyçe për komisionin ndërsa priten të shqyrtohen dosje kyçe të tilla si qeverisja ekonomike europiane, masat e verifikimit për centralet bërthamore europiane si dhe kriza në Japoni e në Libi.
Të shtunën e kaluar rreth 2.000 persona u mblodhën në Bruksel në shenjë solidariteti me popullin e Libisë për të kundërshtuar represionin e regjimit të Gedafit.