E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo ne Angli nuk rinovon kontraten me Realin

Jose Mourinho do të kthehet në Angli. Konfirmimi vjen nga vetë trajneri portugez, i cili është shprehur se ka nostalgji për vitet e kaluara në Premier Ligë, kur ishte në drejtim të Chelsea. Në një intervistë për ptrestigjozen angleze “The Sun”, Mourinho ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën e tij me Realin e Madridit, ndërsa skuadra e ardhshme do të jetë pikërisht në kampionatin anglez. “Anglia më mungon dhe detyra ime e ardhshme do të jetë atje.

Kam kaluar një periudhë të shkëlqyer te Chelsea. Por kam edhe tre vjet kontratë me Realin dhe do ta respektoj atë deri në fund. Më pas do të flas me agjentin tim për të ndërtruar një projekt për të ardhmen”, ka bërë të ditur Mourinho. Deklaratat e trajnerit portugez janë shoqëruar menjehërë me shumë aludime në lidhje me të ardhmen e tij.

Në Spanjë përshpejtojnë fundin e aventurës së tij me Realin e Madridit, pasi skuadra madrilene ka shumë pak shanse të fitojë titullin kampion, ndërsa objektivat e mbetur të Jose Mourinhos janë Lika e Kampioneve dhe Kupa e Mbretit. Nëse tekniku portugez nuk arrin të fitojë asnjë trofe, atëherë ai mund të largohet në fund të këtij sezoni. Ndërkohë në Angli, bookmakers kanë nisur të kuotojnë skuadrat e mundshme ku Mourinho mund të vazhdojë karrierën e tij. Me koeficientin më të vogël kuotohet rikthimi i tij te Chelsea, ndërsa në listë janë Manchester United dhe Manchester City.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›