Gjyqi për sulmet në Times Square, pakistanezi pranon fajin

Amerikani me origjinë pakistaneze pranoi të dhjetë akuzat që lidhen me një bombë të vendosur në sheshin “Times” të Nju Jorkut, përballet me burgim të përjetshëm. Ai pritet të dënohet në muajin tetor. Faisal Shahzad deklaroi para trupit gjykues se sulmet si ai që u përpoq të kryejë në Times Square do të mund të vazhdonin, derisa SHBA-ja të largohej nga Iraku dhe Afghanistani.
Faisal Shahzad i tha gjykatës se ai zgjodhi një mbrëmje të ngrohtë për sulmin e planifikuar dhe duke ditur që sheshi “Times” do të ishte i mbushur me njerëz që mund të lëndonte apo vristeShtetasi amerikan tha se e konsideronte veten një ushtar mysliman. Ai tha se përpjekja e tij ishte përgjigje ndaj mënyrës se si amerikanët terrorizonin myslimanët.
Shahzad e pranoi se kishte shkuar në Pakistan për të mësuar se si të bënte bomba nga talebani pakistanez dhe kishte marrë 12 mijë dollarë nga grupi.Faisal Shahzad u arrestua teksa përpiqej të largohej nga SHBA-ja përmes një fluturimi për në Dubai.
Adela Zeza < I mëparshmi