Aksident në Qafëkrrabë, dy të vdekur dhe tre të plagosur
Dy persona kane vdekur dhe tre të plagosur rëndë, ky është bilanci i një aksidenti automobilistik në Qafëkrrabë, ku një familje maqedonase udhëtonte nga Rinasi drejt qytetit të Strugës. Sipas policise ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 40 minuta përgjatë rrugës automobilistike Tiranë-Elbasan , në zbritje të Qafëkrrabës , më vendin e quajtur “Ura e 13”.
Drejtuesi i automjet te tipit “Land-Rover”, Sasha Stefanoski, ka humbur kontrollin e drejtimit duke rënë rreth 300 metra në humnerë. Si pasoje e perplasjes, humbi jeten drejtuesi i mjetit dhe nje nga pasagjeret, Vaso Stefanoski. Policia trasportoi drejt spitalit te Elbasanit te plagosurit, dy femijet e drejtuesit te automjetit dhe nipin e tij. Mësohet se dy fëmijët jetonin në çikago dhe kanë udhëtuar dje drejt Rinasit për t’u nisur prej andej në qytetin e Strugës ku dhe banonin.
Në aksident sipas policise janë përfshirë tri automjete, dy prej të cilave me targa shqiptare. Automjeti me targa amerikane ka parakaluar me shpejtësi në një kthesë. Dy mjetet e tjera , kanë frenuar në momentin që mjeti i huaj doli nga rruga dhe per shkak te lagështirës, janë përplaasur me njëri-tjetrin, por pa dëmtime.
< I mëparshmi