E Diel, 1 Nëntor 2026

51 milionë dollarë, fatura e SHBA-së për BP

Administrata e presidentit Obama i ka derguar kompanisë British Petrolium një faturë për 51 milion dollarë, për shpenzimet e qeverisë gjatë përpjekjeve për të ndaluar rrjedhën e naftës që po ndot Gjirin e Meksikës.

Njoftimi të henën i Shtepisë së Bardhë thotë se kjo është fatura e tretë derguar kompanisë BP. Dy faturat e meparshme kapin shumën prej 71 milion dollarësh dhe janë paguar plotësisht. Fatura e re rradhit shpenzimet për reagimet ndaj rrjedhës së naftës nga ana e agjencive federale dhe disa agjencive shtetërore.

Shpenzimet po ashtu përfshijnë kompensime për fondin e caktuar nga qeveria për të kompensuar njerëzit dhe bizneset për demet e shkaktuara nga rrjedha e naftës.

Kompania BP tha të henën se ka shpenzuar 2 miliard dollarë në reagimet ndaj rrjedhës së karburanit, e cila ndodhi nga shpërthimi në një platformë pluskuese shpimi disa muaj më parë. 11 njerëz humbën jetën nga ai shpërthim.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›