SHBA kërkon arrestimin e Snowden, publikoi skandalin e përgjimit
SHBA - Drejtësia amerikane shtrëngon rrethin drejt Edward Snowden, njeriut që publikoi skandalin e përgjimit të qeverisë amerikane. Prokurorët federalë të Virxhinias e kanë akuzuar zyrtarisht për spiunazh ish-analistin e shërbimeve sekrete që zbuloi ekzistencën e programit të spiunazhit informatik Prism dhe u kanë kërkuar autoriteteve të Hong Kongut arrestimin e tij. Lajmi bëhet publik nga Washington Post, pak orë pas njoftimit se një avion privat po përgatitej të transportonte Snowden, drejt Islandës, ku mund të kërkojë azil politik.
Një sipërmarrës islandez që duket të ketë lidhje me Wikileaks ka marrë me qira një avion dhe është i gatshëm të transportojë Snowden drejt Rekjavikut dhe duke qenë se SHBA-të nuk kanë kërkuar ende ekstradimin, ligjërisht ai mund të largohet kur të dojë nga ish- kolonia britanike. Duke cituar funksionarët amerikanë, “The Guardian” shkruan se teksti i padisë nuk është bërë ende publik por Snowden akuzohet për vjedhje të pronës së qeverisë dhe spiunazh.
Ndërkaq autoritetet amerikane po përgatisin edhe kërkesën zyrtare për ekstradimin e Snowden nga ish kolonia britanike, çka në fakt përbën një betejë të gjatë dhe komplekse ligjore, rezultati i së cilës është i paqartë. Kjo sepse traktati I ekstradimit mes SHBA-ve dhe Hong Kongut përjashton krimet me karakter politik, dhe me shumë gjasa Snowden është I gatshëm të mbështesë faktin se akuzat kundër tij kanë pikërisht karakter politik. Ndërkaq nuk ndalen të dhënat mbi të ashtuquajturin skandali Datagate dhe kësaj herë në shënjestër është Britania e Madhe.
Sipas dokumenteve të reja të publikuar nga “The Guardian”, agjencia britanike e inteligjencës Government Communications Headquarters ka përgjuar në fshehtësi sasi të mëdha të dhënash në internet dhe thirrje telefonike në fibrat optikë në nivel global për ti ndarë më pas ato me NSA-në amerikane (Agjencia e Sigurisë Kombëtare). Bëhet fjalë për një përgjim që ka zgjatur për rreth 18 muaj, me rreth 600 milion telefonata dhe mesazhe elektronike në ditë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)