E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjyqi për video-skandalin, flet Safet Gjici: S’kam shkelur asgjë ligj, më futi në kurth Abedin Uruçi

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici ka folur sot në seancën e mbajtur ndaj tij mbi video-skandalin me Alma Kaçin si dhe për aferën e korrupsionit mbi tenderin e qenve në Kukës.

Përpara trupës gjyqësore, si avokatët mbrojtës ashtu edhe vetë Gjici kanë deklaruar se në rastin e tij nuk ka korrupsion “pasi tenderin e jep këshilli bashkiak dhe jo kryetari i Bashkisë”.

Nga ana e tij, Gjici ka kërkuar pafajësi ndërsa theksoi se nuk ka shkelur asnjë ligj përveç etikës.

Ai vuri në dukje se videoja është paguar nga kundërshtari i tij politik Abedin Uruçi duke rënë më pas në kurthin e tij.

“Kërkoj pafajësi, nuk kam shkelur asnjë ligj e asnjë nen. Kam shkelur vetëm etikën. U kërkoj falje familjarëve dhe kuksianëve.

Video u pagua nga kundërshtari im politik Abedin Uruçi. Ajo që se bënë dot me vota e bënë me këtë provokim që edhe unë them pse rashë pre e këtij kurthi.

Abedin Uruçi e pagoi videon për hakmarrje se unë kur u bëra kryebashkiak o ndalova atij zaptimin e një trualli mijëra metra katrorë në Kukës”, është shprehur Safet Gjici.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›