Gjyqi, prokurori: Dënim me vdekje për Mubarak
Kerkohet denimi me vdekje per Hosni Mubarak.
Kryeprokurori ne gjyqin ndaj tij deklaroi sot se ai mban pergjegjesi te plote “politike dhe ligjore” dhe eshte përgjegjës për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes 18-ditore që përmbysi regjimin e tij vitin e kaluar.
Mustafa Sulejman, i tha Gjykates se Mubarak nuk beri asgje për të ndaluar vrasjet dhe se ai ishte në dijeni të tyre nga takimet me ndihmësit, kanalet rajonale televizive dhe raportet nga agjencitë e tij të sigurisë.
Madje sipas tij, ai eshte pergjegjes dhe autorizues i perdorimit te municionit gjate kryengritjeve.