E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: Bllokim pikave kufitare më 14 janar

Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët që të bllokojnë pikat kufitare me Serbinë në datën 14 janar.

“Ky bllokim është në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra është në mbrojtje të Kuvendit. Moszbatimi i vendimit të Kuvendit nga Qeveria e shkatërron Republikën, për shkak se e sipërvendos Qeverinë mbi Kuvendin, ekzekutivin mbi legjislativin, kanë thënë drejtuesit e Vetëvendosjes.

Duke iu referuar mediave kosovare, Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje qytetarëve që të dalin në mbrojtje të Republikës dhe për mbrojtje të prodhimeve të vendit, duke bllokuar Serbinë në pikat kufitare te Dheu i Bardh dhe Merdare.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se “ky bllokim i ndalon Serbisë të kalojë kufirin me Kosovën”.

“Aksioni ynë e shndërron kufirin nga një pikë kalimi siç po e trajton Serbia si vijë administrative, në një kufi shtetëror, dhe ia pamundëson Serbisë hyrjen në territorin tonë”, tha më tej ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›