Demi Moore: Nuk jam e denjë për të më dashuruar
Unë nuk jam e denjë për të më dashuruar. Ka qënë kjo deklaratë shokuese e dhënë nga aktorja mjaftë simpatike Demi Moore, pas divorcit mjaftë të komentuar me Ashton Kutcher, pas gjashtë vitesh martesë.
E përfolur si një ndër lidhjet më të bukura dhe më jetëgjatë, tashmë ka marrë një tjetër rrugëtim, duke bërë që një palë të ndjehet jo vetëm keq me vetëveten por dhe e pasigurtë për një lidhje tjetër.
Pas një divorci mjaftë të debatuar dhe në Hoollivud, Moore hap zemrën e saj për të gjithë fansat e saj duke treguar se tashmë ajo nuk ka më besim, por përkundrazi, më tepër frikë për të gjetur burrin e saj ideal.
Ylli amerikan e cila mban mbi shpatulla plot 49-vite, ka folur për lidhjen me Ashton, duke qënë dhe më e brishtë.
“Lufta kundër gravitetit për mua, tani është për të gjetur dashurinë për veten time, e cila më jep kurajo për të arritur potencialin tim- tha më tej Moore, pas dy divorceve të tjera.
Pas gjashtë viteve martesë, Demi Moore ka bërë publike divorcin e saj me Ashton Kutcher në 18 nëntorin e vitit të kaluar.