Vrau në protesta, dënim me vdekje për Mubarak
Egjipt Prokuroria ka kërkuar dënim me vdekje për ish-presidentin e larguar Hosni Mubarak. Në gjyqin ndaj tij, prokurorët kanë argumentuar se ai është kreu i sigurisë dhe mban përgjegjësinë kryesore bashkë me gjashtë oficerë të partë për vrasjen e mbi 800 protestuesve gjatë trazirave të verës së kaluar që çuan në rrëzimin e tij nga pushteti.
Mubaraku dhe gjashtë oficerët janë konsideruar nga prokuroria si nxitës të vrasjeve. Nëse shpallen fajtor për këtë akuzë atëherë ish-presidenti dhe oficerët e lartë do të marrin dënim me vdekje.
Mubaraku dha dorëheqjen pas 18 ditë protesta me 11 janar të vitit 2011 pas 30 vitesh në pushtet.