Klejdi Larti, blerja e re e Partizanit

Klejdi Larti është blerja më e re e Partizanit. Mbrojtësi 26-vjecar, u aktivizua fazën e parë me Skënderbeun, ndërkohë që në pjesën e dytë të sezonit luajti për fanellën e Bilisht Sport. Larti realizoi një gol sezonin e kaluar, në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari 1-1 (java e 13-të).
Kjo është blerja e gjashtë e klubit të presidentit Albert Xhani. Më parë "demat e kuq" nënshkruan me Ngjelën, Cajkun, Cipin, Shametin, Shalën. Partizani do të luajë në eliminatoret e Kupës UEFA.