Dinamo, ende pa “bum” në merkato

Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, ende nuk ka bërë bum në merkato. Pas largimit të kroatit Dario Bodrusic, në të njëjtën udhë është edhe sulmuesi i saj më i mirë në sezonin e kaluar, Pero Pejic (18 gola). Lista e "dëshirave blu" është e pasur, por konkretizimet janë të pakta.
Në listën e Ilir Dajës janë shtuar edhe mbrojtësi i djathtë i Tiranës, Erion Xhafa dhe mesfushori i majtë i Kastriotit, Eriol Merxha. Nga lojtarët që mbyllën edicionin e kaluar, Igli Allmuca ka marrë një oferë nga krerët e Dinamos, ndërkohë që mungon një e tillë për Eleandro Pemën e Sokol Ishkën.