E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret Duam me shume par

/ /

Vendimi i gjyqtareve per kete kerkese drejtuar qeverise eshte marre ne mbledhjen e pak diteve me pare te shoqates se togave te zeza. Unioni i Gjyqtareve pohon se shkak per kete apel ndaj qeverise eshte bere fakti se ekzekutivi eshte ne fazen perfundimtare te pergatitjes se buxhetit te shtetit per vitin 2011. Ky plan-buxhet pritet te dergohet me pas ne Komisionet Parlamentare per tu shqyrtuar. Aktualisht mesohet se Ministria e Financave e ka derguar ne qeveri projektbuxhetin e vitit 2011 ne te cilin jane perfshire fondet dhe shpenzimet qe do jepen per gjyqesorin. Unioni i cili perfaqeson rreth 100 gjyqtare pretendon se gjyqesori eshte nje nga pushtetet me te diskriminuar ne vend persa i perket fondeve dhe shpenzimeve qe i vihen ne dispozicion. Gjate mbledhjes se Unionit togat e zeza kane ngritur shqetesimin per rrogat e uleta mungeses se mjeteve kancelarike neper gjykata mungeses se infrastruktures dhe investimeve ne to si dhe disa probleme te tjera te cilat mund te zgjidhen me ane te shtimit te fondeve per gjyqesorin. Po keshtu behet e ditur se eshte kerkuar edhe rritja e shpenzimeve per administraten e gjyqesorit pasi eshte vene re mungesa e numrit te duhur te sekretareve ne mjaft gjykata. Unioni pohon se nese do merren parasysh sugjerimet e tyre atehere fondet do ti kalojne Zyres se Administrimit te Buxhetit te Gjyqesorit. Pastaj eshte ky dikaster i cili do menaxhoje parate sipas nevojave qe do paraqesin institucionet e togave te zeza ne vend. Sipas tyre qeveria dhe me pas deputetet duhet te marrin parasysh faktin se gjyqesori eshte nga pushtetet e vetme ne vend qe nuk ka perfituar prej disa vitesh shtesa ne buxhetin e akorduar per te megjithese jane rritur shpenzimet reale te organeve te togave te zeza. Prej shume vitesh togat e zeza shqiptare kane ngritur problemin e mosshtimit de fakto te buxhetit te tyre pasi edhe nese shtohen shpenzimet ne disa zera te caktuar te gjyqesorit ato ulen ne disa te tjere duke bere qe ne kete menyre fondet te cilat u akordohen togave te zeza te mbeten thuajse te njejta. Nje tjeter arsye mbi te cilen Unioni mbeshtet kerkesen e tij per shtimin e fondeve te gjyqesorit eshte fakti se institucionet e shumta te togave te zeza ne vend i sjellin te ardhura te konsiderueshme buxhetit te shtetit cdo vit jo vetem si pasoje e taksave te sherbimeve qe u ofrojne qytetareve por edhe gjobave te ndryshme penale qe vendosin. Ende nuk dihet se cili do te jete reagimi i Ekzekutivit dhe me pas i Legjislativit per kete kerkese te togave te zeza e cila ne fakt eshte perseritur cdo vit ne prag te miratimit te buxhetit. Ndryshe nga vitet e meparshme kjo kerkese eshte paraqitur nga njera prej dy shoqatave te gjyqtareve qe veprojne ne Shqiperi.

Fatos Mahmutaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›