E Diel, 1 Nëntor 2026

Lul Berisha levizte me makinen e deputetit

E dashura e kapobandes se Durresit Fiorentina Kotorri pranon lidhjen intime dhe tregon aventurat ne Maqedoni dhe Turqi

Karremi i prokurorise dhe policise per arrestimin ne Maqedoni te Lulzim Berishes kreut te Bandes se Durresit ka deshmuar dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Fiorentina Kotorri ka pranuar para Kolegjit Penal se ne momentin e arrestimit te Lulit kane qene se bashku pa e ditur se pikerisht ajo gjurmohej nga drejtesia. Ne seancen e djeshme gjyqesore ajo ka treguar mjaft episode gjate levizjes me kapobanden e Durresit teksa ne nje moment tregoi se i dashuri i saj udhetonte me automjetin e nje deputeti. Deshmitarja eshte treguar e kujdesshme per emrat teksa ka pohuar se nuk mbante mend se ciles parti i perkiste deputeti dhe as marken e makines. E pyetur nga organi i prokurorise Fiorentina Kotorri ka deklaruar se diten qe eshte vrare Klodian Saliu ajo ka qene se bashku me Lulin ne Turqi.

Deshmia

Procesi gjyqesor kunder 17 te pandehurve anetare te Bandes se Durresit ka vijuar dje me disa deshmi. Me e rendesishmja ishte e dashura e Lul Berishes Fiorentina Kotorri e cila ka pranuar se Lul Berisha levizte me makinen e nje deputeti. Megjithese nuk dha shume detaje per kete episod ajo ka pranuar se ka pasur lidhje intime me Lulin. Nje nder episodet me te rendesishme per te cilen ishte thirrur ishte vrasja e Klodian Saliut hasmit te Lul Berishes. Kotorri tha para gjykates se diten kur eshte vrare Klodian Saliu ajo se bashku me Lulin kishin udhetuar ne drejtim te Turqise.

Deshmitarja tregoi se ne shtetin turk kane qendruar 24 ore dhe jane kthyer te nesermen. Tregoi se vrasjen e Saliut e ka marre vesh nga gazetat dhe se Luli ka qene me te gjate te gjithe kohes. Ne udhetonim shpesh me makine me Lulin. Makina ishte ne pronesi te nje deputeti. Nuk e mbaj mend marken e makines pasi ka kaluar nje periudhe e gjate. Dua te saktesoj se gjate vrasjes se Klodian Saliut Luli ka qene me mua vijoi rrefimin e saj Fiorentina. Me pas tregoi se Luli mbante shpeshhere nje pistolete. Ne biseda rutine e kam pyetur Lulin se perse ishte ndare nga Klodian Saliu. Me tha se ishin ndare per sherre te vogla. Nuk e kam bezdisur dhe nuk ishte puna ime te futesha ne raportet midis te dyve tregoi deshmitarja. 8232Deshmitarja

Emri i Fiorentina Kotorrit nje vajze e re nga Gramshi ka dale ne skene gjate hetimit te lidhjeve te Lul Berishes. Dhe intuita e grupit hetimor nuk ka gabuar teksa i eshte vene mbrapa studentes simpatike. Tri dite pas arratisjes se Berishes ne mesin e vitit 2006 ne momentin qe ndaj tij ishte prere fletarresti vajza ka dale nga Shqiperia dhe nepermjet Qafe-Thanes ka shkuar ne Maqedoni. Nderkohe burimet operative te policise dhe prokurorise tregonin se Lul Berisha kishte shkuar ne Kosove. Ne kete moment ka filluar edhe gjuetia e te fortit te Durresit ne Kosove dhe Maqedoni. Te dhenat per kalimin e saj ne Maqedoni ishin regjistruar nga sistemi TIMS i policise shqiptare. Kaq u ka mjaftuar prokuroreve per te nisur kerkimin e kesaj vajze. Hapi i pare i hetimit ka qene marrja e kasetes filmike te kamerave te pikes kufitare te Qafe-Thanes te cilat kishin regjistruar cdo levizje te ndodhur ne daten qe ishte larguar Kotorri. Ne kete kasete dukej shume qarte se Fiorentina Kotorri kishte shkuar ne Maqedoni me nje makine targa e se ciles eshte shenuar nga ana e hetuesve te prokurorise. Targa eshte zbuluar dhe menjehere i eshte percjelle policise shqiptare e cila ua ka dhene homologeve maqedonas per te kryer verifikimet e rastit. Policet maqedonas kane gjetur nje moment te mire kur Lulezim Berisha dhe Fiorentina Kotorri nuk e kishin mendjen dhe ka kryer arrestimin ne qytetin e Tetoves pa i lene kohe te fortit te Durresit qe te reagonte. Luli u depertua ne Shqiperi ndersa Fiorentina u vu nen akuze per moskallezim krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›