Kartat, nga sot penalitete për ata që nuk aplikojnë
Punonjësit e administratës që nuk kanë aplikuar për karta identiteti nuk do të mund të marrin rrogat, pensionistëve do tu ndalohet pensioni, ndërsa studentët nuk do të mund të hyjnë në provime.
TIRANE- Nga dita e sotme hyjnë në fuqi penalizimet ndaj personave që nuk kanë aplikuar ende për kartat e identitetit. Në bazë të vendimit të qeverisë të miratuar pak ditë më parë, nga dita e sotme nuk do të mund të marrin rrogat të gjithë punonjësit që punojnë në administratë apo në agjenci dhe ente të tjera shtetërore, qendrore dhe vendore. Nga ky vendim preken të gjithë pensionistët në fshat dhe në qytet të cilët nuk do të mund të marrin pensionet. Studentët nuk mund të regjistrohen në provimet e fundvitit, si dhe për vitin e ri akademik, ndërsa për qytetarët që duan të pajisen me pasaportë për jashtë vendi nuk do të mund të marrin dokumentin nëse nuk kanë blerë kuponin e aplikimit.
Por ndërsa ditën e sotme ka hyrë në fuqi penalizimet e parashikuara me vendim të Këshillit të Ministrave në një prej mbledhjeve të ardhshme të qeverisë pritet të zyrtarizohet marrëveshja mes PD-së e PS-së për të ulur çmimin e kartave në 200 lekë për të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaportë si dhe hartimin e skemës për shlyerjen e pagesës së mbetur prej 1 mijë lekësh nga kjo kategori pas 28 qershorit.
Zv. Ministri i Brendshëm Ferdinand Poni deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se numri i qytetarëve që i janë drejtuar qendrave të aplikimit për tu pajisur me karta identiteti janë 707. 491 persona, mbi 280 mijë prej të cilëve janë pa pasaporta.
(s.g/BalkanWeb)