E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët kërcënohen me vdekje edhe nga avokatët

Burime zyrtare të policisë bën të ditur se është arrestuar avokati Vangjel Muzina, 64-vjeç, i cili ka kërcënuar gjyqtarin Fejzo Hysi.

Duke marrë shkasë nga vrasja e gjyqtarit të Vlorës, mësohet se avokati ka deklaruar: “Do të përfundon si Skerdilajd Konomi”, teksa ka kundërshtuar vendimin e marrë nga gjykatësi ndaj një klienti të tij.

Vrasja e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ka shkaktuar panik në radhët e drejtësisë, ndërsa e gjithë trupa gjyqësore të hënën protestoi përreth 15 minuta për krimin e rëndë, duke bërë apel për ruajtjen e jetës së gjyqtarëve. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-14 09:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›