E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxirren trupat e pajetë nga miniera e Kalimashit

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se nxjerrja e trupave pajetë të punëtorëve Xhezair Sulmataj nga Myc Mamëzi dhe Besim Halili nga Bicaj, u arrit të realizohej vetëm afër mesnatës për shkak të vështirësive të punës nëntokë. 

Vendburimi i Kalimashit është marrë me koncesion nga kompania “IMI”, kompani kinezo-turke, ashtu si dhe vendburimi i Vllahnës në rrethin e Hasit. Por deri tani ende nuk ka nisur punën për shkak të konflikteve që ka me komunitetin.

Rastet e vdekjes së punëtorëve janë të shumta në këto miniera të braktisura në përpjekje për të siguruar bukën e gojës nga nxjerrja e kromit. Edhe në këtë zonë janë shënuar disa raste aksidentesh, ndërsa organet e shtetit nuk kanë marrë asnjëherë masa për të penguar hyrjen e punëtorëve në galeri pa asnjë element sigurie. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-14 09:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›