"Zgjedhjet, pozitive, por duhen permiresime"
Shefi misionit te OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi, Jonathan Stonestreet, ka kerkuar dje nga klasa politike qe procesin e reformimit te ligjit elektorale te merren parasysh rekomandimet e bera per zgjedhjet. Ne takimet e zhvilluar dje me drejtuesit e partive kryesore ne vend dhe te institucioneve, Stonestreet ka theksuar se eshte e rendesishme qe te perfshihen ne punen e partive edhe rekomandimet e bere per zgjedhjet e vitit 2009. "Eshte kenaqesi te jemi perseri ne Shqiperi per te prezantuar raportin perfundimtar, i cili permban nje pershkrim te plote lidhur me zgjedhjet e 8 Majit. Ne raport perfshihen aspektet pozitive njekohesisht edhe cfare duhet permiresuar. Eshte me rendesi per t'u fokusuar ne ato aspekte ku mund te realizohen permiresimet.
Raporti te lexohet si nje i tere dhe ju vete te kuptoni se cilat jane fushat qe duhen pare me shume", tha dje Stonestreet, pas takimit te zhvilluar me drejtuesit kryesore te partive ne vend. Duke folur per standardet, ai ka kerkuar nga subjektet politike qe te mos i shohin zgjedhjet si nje beteje, por si shprehje e vullnetit te qytetareve. "Elementi thelbesor eshte realizimi zgjedhjeve permes te cilave votuesit shprehim vullnetin e tyre dhe nuk eshte nje beteje mes partive politike. Eshte e nevojshme ndermarrja e hapave te duhur ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve per te cilin duhet nje vullnet politik. Shpresojme qe reforma zgjedhore te nise se shpejti, nuk eshte nevoja te niset me urgjence por duhet te perfundoje perpara mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme", dhe kreu i misionit te OSBE/ODHIR, Stonestreet. Ne takimet e tij ne Tirane, Stonestreet shoqerohej nga nga ekspertet e zgjedhjeve, Nicolas Shmid dhe Richard Lapin. Ai ka folur dhe per mbylljen e procesit te zgjedhjeve te 8 majit dhe ka theksuar se per te gjetur konkluzionet finale, palet duhet qe t'i referohen raportit ne teresi. "Ne raportet tona ne i referohemi angazhimeve te OSBE-se. Ne fakt ne disa pjese te raportit ne disa here e kemi shprehur se ku angazhimet s'jane plotesuar. Ju keni te drejte kur thoni se nuk ka nje konkluzion te pergjithshem, i cili do te ishte si kryetitull i nje gazete, por jane konkluzione ne te gjithe raportin per te cilat mendoj se duhen lexuar me kujdes dhe shikoni ato aspekte se ku duhet bere permiresime e ndermarre veprime konkrete", tha Stonestreet, duke ju pergjigjur interesit te gazetareve.
Topi: Reforma elektorale, e domosdoshme
Ne xhenden e takimeve te kreut te misionit te vezhguesve ka qene dhe ajo me kreun e shtetit Bamir Topi. Gjate takimit me Jonathan Stonestreet, Topi ka theksuar dhe nje here rendesine qe ka bashkepunimi mes paleve per te mos pasur probleme ne zgjedhjet e ardhshme. Topi tha se klasa politike shqiptare dhe institucionet e larta te shtetit jane bashkuar ne perfundimin se kryerja e reformes zgjedhore eshte nje domosdoshmeri. "Ky fakt thekson edhe nje here nevojen imediate qe palet e perfshira ne kete proces, partite politike e te gjithe aktoret institucionale, te gjejne rruget e komunikimit ne menyre qe te mundesohet nje bashkepunim konstruktiv dhe i pergjegjshem per te rifituar kohen e humbur dhe per te finalizuar kete reforme, e cila do i garantoje qytetareve dhe votuesve shqiptare zgjedhje te lira, te ndershme dhe sipas standardet demokratike", tha dje Topi.