E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sekuestrohet mbi 100 kg drogë e ardhur nga Shqipëria

Lënda narkotike u kap në shatin Sajadhë të Thesprotisë, në rajonin e Igumenicës ku agjentët e antidrogës sekuestruan katër çanta të zeza sportive me 125 pako lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë gjithsej 128 kilogramë e 188 gram.

 Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar grek, i cili dyshohet se më parë e kishte marrë drogën nga shtetas shqiptarë në kufi. Zona ku u kap droga është shumë afër me qytezën e Konispolit në Shqipëri. /Start/

                                                                                             2011-09-14 09:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›