E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gjyqtaret te evitojne konfliktin e interesit"

Grupi parlamentar i Partise Demokratike, kerkoi dje qe gjyqtaret ne vend, te shmangin konfliktin e interesit. Nje nje konference per shtyp, zedhenesi i ketij grupi, njekohesisht ish-minister i Drejtesise, Aldo Bumci, duke ju referuar rezolutes se Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut te Keshillit te Evropes, deklaroi se njerezit e sistemit te drejtesise, duhet te jene figura me integritet dhe te paanshem. Duke qene se Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka firmosur dhe pranuar kete rezolute, Bumci citoi edhe disa parime te saj, te cilat percjellin mesazhe, se ata duhet te evitojne konfliktin e interesit.

"Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, ka miratuar 10 parime baze, mbi te cilat duhet te bazohet sjellja e gjyqtarit, nder te cilat vecoj parimin e paanshmerise te gjyqtareve dhe te integritetit te tyre moral", deklaroi ne fjalen e tij, deputeti i PD-se, Aldo Bumci. Sipas tij, nuk eshte e mjaftueshme qe gjyqtaret ne vend te japin vetem drejtesi, por ata duhet te kene sipas kesaj konvente edhe nje sjellje qe percon kete imazh. Duke ju referuar edhe rezolutes se Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Bumci deklaroi se keta gjyqtare, duhet te jene te ndergjegjshem ne cdo kohe per detyren e tyre dhe te mbajne lart reputacionin e vete gjykates. "Sjellja e tyre duhet te jete konsistente, ne perputhje me karakterin moral te larte qe eshte nje kriter per detyren e gjyqesorit. Gjyqtaret duhet te jene te ndergjegjshem ne cdo kohe per detyren e tyre, per te mbajtur lart qendrimin dhe reputacionin e gjykates", theksoi zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se. Por duke qene se Shqiperia e ka miratuar ne parlamentin e saj kete rezolute, sipas Bumcit, vendi yne eshte i detyruar ti zbatoj vendimet e saj. "Vendimet e saj kane autoritet mbi kombetar, mbi sistemin gjyqesor te vendeve anetare, pra per te gjithe vendeve anetare te Keshillit te Evropes", deklaroi deputeti i PD-se. Sipas tij, vendimet e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut, jane te detyrueshme per t'u zbatuar dhe shtetet anetare raportojne rregullisht ne KE per zbatimin e tyre. Kjo deklarate e zedhenesit te grupit parlamentar te Partise Demokratike, Aldo Bumci, vjen ne nje moment kur ne Gjykaten Kushtetuese pritet te kaloj edhe ligji i lustrimit. Kjo pasi perfaqesuesit e Partise Socialiste, kane deklaruar se do ti drejtohen Gjykates Kushtetuese per te gjykuar nese ky ligj i kaluar edhe nga presidenti Topi eshte apo jo ne perputhje me Kushtetuten e vendit. Dy dite me pare juriste te njohur ne vend propozuan qe ata anetare te Gjykates Kushtetuese te cilet kane qene pjese e drejtesise ne vitet 1944 deri ne 1990, te mos marrin pjese ne shqyrtimin e mundshem nga ana e kesaj gjykate, te ligjit te dosjeve. Juristet, Kristaq Kume dhe Gent Ibrahimi, shprehen se ne rast se kesaj gjykate do ti cohej per te shqyrtuar kushtetutshmerine e ligjit te lustracionit, atehere do te ishte mire qe nje pjese e ketyre gjykatesve te terhiqeshin gjate shqyrtimit.

Doreheqja

Me kalimin e ligjit te dosjeve pak dite me pare nga presidenti Bamir Topi filluan edhe levizjet e para ne sistemin e drejtesise. Prokurori Zamir Shtylla dha doreheqjen pak dite me pare nga detyra e tij. Kjo doreheqje e pranuar edhe nga kryeprokurorja Ina Rama, erdhi pas hyrjes ne fuqi te ligjit te lustrimit dhe hapjes se dosjeve.

Afati

Sipas juristeve te njohur ne vend, do te cilesohej konflikt interesi ne rast se ne shqyrtimin e ligjit te lustrimit do te merrnin pjese gjyqtare te cilet kane qene pjese e sistemit te drejtesise nga viti1944 deri ne vitin 1990.

Zgjidhja

Juriste te mirenjohur ne vend japin si zgjidhje me kete rast, terheqjen e ketyre gjyqtareve nga shqyrtimi i ketij ligji. Nga nente anetare qe eshte e perbere Gjykata Kushtetuese gjashte prej tyre duhet te terhiqen nga ky gjykim.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›