E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi, dyshime per vrases me pagese

Paulin Pergjini ka qene duke levizur i vetem ne kembe mbremjen e se shtunes. Kur eshte ndodhur pak metra larg kishes se ketij fshati, autoret kane leshuar bresheri ndaj tij nga nje prite prane rruges. Ne vendngjarje u gjeten disa gezhoja, te cilat i kaluan Laboratorit te Kriminalistikes per veprime hetimore. Nje nga pistat qe po hetohet nga policia eshte edhe ajo e vrasjes me pagese, ku urdheruesit nuk kane dashur te dalin vete ne skene. Nderkohe qe banoret e fshatit i thane grupit hetimor se autoret kane qene dy persona te maskuar qe hapen zjarr ne menyre te befasishme. Pergjini ka tentuar qe te shmanget dhe eshte hedhur ne ane te rruges, poshte te ciles kalon nje perrua. Ai eshte fshehur ne shkurret e shumta qe ndodhen aty prane, por vrasesit e kane ndjekur nga pas dhe e kane gjetur. Ata kane hapur serish zjarr dhe kete here e kane qelluar ne fytyre duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Nje nga versionet eshte ekzekutimi dhe me pas fshehja e kufomes ne shkurre. Fillimisht policia hetoi per nje vetevrasje te mundshme, por plaget e shumta ne trup ngriten dyshime per nje ekzekutim ne prite. Policia ka shoqeruar nje numer te madh personash per t'u marre ne pyetje, por asnje prej tyre nuk eshte mbajtur ne komisariat. Policia tha se viktima 32-vjecar nuk kishte asnje precedent penal te regjistruar ne komisariatin e Shkodres. Megjithate ende nuk kane perfunduar te gjitha ekzaminimet e eksperteve, te cilat do te vendosin nese ka gjurme te mjaftueshme qe te cojne tek autoret e ekzekutimit te bujshem afer fshatit Mnele.

Familja, kushte ekonomike jo te mira

Familja Pergjini jetonte ne nje gjendje jo te mire ekonomike. Menjehere pas ngritjes se pistes se grabitjes, hetuesit kane verifikuar edhe situaten financiare te viktimes, Paulin Pergjini. Por kjo piste eshte rrezuar menjehere pasi eshte zbuluar fakti se ai jetonte ne kushte jo te mira ekonomike dhe se prej kohesh ishte i divorcuar. Vellai i tij polic ka deshmuar se Paulini nuk kishte pasur konflikte apo probleme gjakmarrje, duke shprehur habine per ngjarjen e ndodhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›