E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret vendosin Konferenca Gjyqesore do te zhvillohet me 15 nentor

25-09-2010 / Gazeta 55

Megjithese ne mungese te ligjit per shkak te raporteve te kushtezuara te opozites me Kuvendin konferenca e gjyqtareve i ka hapur rruge perzgjedhjes se anetareve te rinj per vendet vakante ne KLD


Gjyqtaret e mbledhur nga e gjithe Shqiperia kane vendosur dje mbledhjen e konferences gjyqesore me 15 nentor te ketij viti. Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj e cila drejtoi mbledhjen e gjyqtareve kerkoi prej tyre qe te votojne lsquopro mbledhjes se konferences gjyqesore edhe ne mungese te ligjit i cili ende nuk eshte votuar nga parlamenti per shkak te mungeses se konsensusit nga ana e opozites. Te pranishem ne kete mbledhje ishin 252 gjyqtare nga 315 gjithsej cka do te thote se arrihej kuorumi i nevojshem per votimin dhe miratimin e vendimit per thirrjen e konferences. Ne mbledhjen e zhvilluar dje gjyqtaret miratuan edhe projekt rregulloren e cila u hartua nga grupi i punes i ngritur ne korrik te ketij viti pas takimit qe kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj pati me nenkryetarin e KLD Kreshnik Spahiu. Por prej nje kohe te gjate mungesa e mbledhjes se konferences gjyqesore ka lene 3 vende vakante ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Megjithate percaktimi i nje date konkrete ne mes te muajit nentor i hapet rruge perzgjedhjes se anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›