Policia e Shtetit Taulant Balla presione kunder punes se strukturave te policise ne luften kunder krimit dhe korrupsionit

Policia e Shtetit pergenjeshtroi dje akuzat e paraqitura nga deputeti socialist Taulant Balla ndaj Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj si dhe i konsideron ato presione te papranueshme kunder punes se Policise se Shtetit ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Permes nje njoftimi per shtyp Policia e Shtetit sqaron se Zevendesdrejtori i Pergjithshem Kulicaj drejton me sukses Departamentin e Luftes Kunder Krimit te Organizuar sukses i cili eshte njohur dhe vleresuar nga organizata te rendesishme partnere qe asistojne dhe bashkepunojne me Policine e Shtetit. Qendrimet qe synojne te demtojne imazhin e Policise se Shtetit dhe te drejtuesve te saj nuk do te munden te zbehin arritjet domethenese te Policise se Shtetit nuk do te munden te dobesojne luften e saj kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit- thuhet ne njoftimin e Policise. Policia e Shtetit garanton qytetaret shqiptare se do te vazhdoje ashtu si deri me tani me vullnet te palekundur dhe me tolerance zero luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. Strukturat e policise i bejne thirrje te gjithe faktoreve shoqerore dhe politike te bashkepunojne duke denoncuar krimin dhe korrupsionin. Ne bashkepunim me te gjitha agjencite ligjzbatuese ne vend dhe me partneret tane nderkombetare si dhe u ben thirrje te gjithe faktoreve shoqerore dhe politike te bashkepunojne duke denoncuar e denuar me force cdo aspekt te krimit te organizuar dhe korrupsionit ne vend vijon me tej njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit.
...