Dritan Prifti u manipulua nga Edi Rama me propozoi oferten per puc parlamentar

Ilir Meta akuza te ashpra per ish-ministrin Kreu i LSI-se
Ilir Meta ka deklaruar dje se ka marre oferta nga ish ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti per organizimin e nje puci parlamentar pas te ciles fshihej mirefillti Edi Rama. Ne akuzen e tij publike Meta thekson se vetem dy dite me pare Dritan Prifti eshte ftuar ne nje takim nga kryesocialisti dhe me pas i ka paraqitur kreut te LSI oferten e bere nga Rama per te krijuar nje qeveri me Partine Socialiste dhe ku Meta te ishte kryeminister ndersa Prifti te rikthehej si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Kreu i LSI ka vijuar me tej per mediat deklaraten ndaj ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti duke e akuzuar ate per halucinacione. Meta u shpreh gjithashtu se e ka toleruar Priftin vetem per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore. Ka bere shantazhe ndaj kryetarit dhe kryesise se LSI-se per te mos e larguar nga posti i rendesishem qe kishte por vazhdon te hedhe akuza. E kam toleruar gjate gjithe kesaj kohe per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore theksoi Meta.
A keni nje koment per deklaratat e djeshme te Dritan Priftit ne nje emision televiziv Po. Jam informuar per cudirat e radhes qe ka thene Prifti dje ne nje interviste dhe dua tju siguroj se keto jane kaq te verteta dhe te sinqerta sa ka qene pohimi i tij dje se gjate kesaj periudhe te shkarkimit nga detyra nuk ka pasur asnje kontakt me perfaqesuesit e opozites kur nderkohe vetem tre dite me pare pas nje takimi te drejtperdrejte qe kishte pasur me zotin Edi Rama erdhi dhe me percolli oferten e Rames per te bere nje puc parlamentar si rezultat i te cilit une do te perfitoja postin e kryeministrit nderkohe qe Dritani kishte marre garanci qe ai te rikthehej ne ministrine e Ekonomise dhe te Energjetikes. Duke mos qene i cuditur per qendrime te tilla dhe oshilacione te cilat jane te denja vetem per nje njeri kameleon dhe qe nuk ka asnje lloj pergjegjesie e normaliteti si une ashtu edhe kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim jo vetem qe jemi perpjekur ta ndihmojme qe te mos rreshqase ne pozita te tilla kur ai jo nga pozita parimore dhe politike por nga pozitat e nje pengu te krimit te organizuar dhe korrupsionit jo vetem ka guxuar te beje shantazhe ndaj kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim dhe kryesise se LSI ne menyre qe te mos largohej nga posti te cilin kishte per shkak te LSI por per fat te keq vazhdon te hyje dhe ne kombinacione te tjera te cilat nuk kane asnje lidhje me moralin dhe me vlerat e forces politike qe ne perfaqesojme.
Duke pasur parasysh se pak dite me pare thate se po e prisnit krahehapur per ta takuar Priftin cfare do te ndodhe Absolutisht qe une kam qene gjithe i pritur per ta pritur me krahehapur dhe gjithnje jam perpjekur ta trajtoj dhe si prind per shkak te shume lajthitjeve per te cilat shpesh e kemi toleruar per arsye dhe te problemeve shendetesore qe dihet qe i ka pasur ne te kaluaren. Por sigurisht qe gjuha e perseritur e shantazhit eshte krejtesisht e papranueshme sidomos kur ajo behet ne emer te krimit te organizuar dhe te korrupsionit ndaj Levizjes Socialiste per Integrim por edhe ndaj institucioneve legjitime te ketij vendi. J
u thate se eshte peng i krimit te organizuar. A mund te kete vend nje njeri i tille ne strukturat e LSI Besoj se ai e ka te qarte vete rrugen e tij. Levizja Socialiste per Integrim e ka te pandryshueshme rrugen e saj.
Prifti deklaroi dje se do te qendronte ne LSI nderkohe qe ju thoni se ka pasur nje takim me Ramen tre dite me parehellip Kjo eshte mese e vertete dhe natyrisht qe une dua te shpreh keqardhjen per oshilacione te tilla te jashtezakonshme te cilat edhe nje femije nuk mund ti kete jo me nje njeri te cilit i eshte dhene mundesia disa here te krijoje nje personalitet publik.
Pse moret vendimin per shkarkimin e zotit Prifti diten qe atij i vdiq gjyshja Pse nuk e shtyte mbledhjen e Kryesise se LSI Mendoj se ky teatri dhe hipokrizia me tragjedine e gjyshes behet thjesht per te justifikuar nje gjendje emocionale gjoja te tronditur kur ne fakt ai e ka ditur nga ana ime drejtperdrejt pikerisht kete ndryshim qe do te ndodhte prej gjashte muajsh. Se dyti mbledhja e Kryesise eshte shtyre dy here per shkak te tij. Dhe se treti duhet te them se tragjedia e gjyshes per te cilen une i kam percjelle ngushellimet me te sinqerta nuk e pengoi per tu takuar me Kryeministrin Berisha nderkohe qe nuk e lejoi te vinte hy here ne takimet qe kishte lene me mua. Lojera te tilla jane krejtesisht te papranueshme per moralin dhe integritetin e Levizjes Socialiste per Integrim.
Dje opozita ka miratuar nje strategji protestash qe do te nisin ne muajin tetor. A ka me shanse te zgjidhet ngerci politik pas kesaj sepse opozita po kerkon edhe zgjedhje te parakohshme Nuk deshiroj te komentoj strategjine e opozites. Eumlshte e drejta e saj te beje protesta sepse Shqiperia ka qene eshte dhe do te jete nje vend demokratik por natyrisht kjo nuk do te sjellin dicka te re. Nderkohe te jeni te sigurt se strategjia e krimit te organizuar dhe korrupsionit per te ndryshuar ne menyre ilegjitime qeverisjen e vendit ne funksion te krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte e deshtuar.
...