Gjyqtari Ardian Nuni, lë spitalin

Gjyqtari Ardian Nuni i cili u qëllua me armë zjarri dy ditë më parë është kthyer rreth orës 15.00 në banesen e tij. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Nunit mjekët e kanë parë të arsyeshme që ai të dalë nga pavjoni numër 1 i VIP-ve në spitalin ushtarak ku ndodhej i shtruar pas plagëve të marra nga katër plumbat e pistoletës, dhe të kthehet në banesë. Kamera e televizionit Ora-Neës ka shuar në shtëpinë e Nunit ku ka kontaktuar me familjarët e tij. Këta të fundit nuk kanë përferuar të flasin në lidhje me ngjarjen dhe arsyet për të cilën mund të jetë qëlluar gjyqtari. Ndërkohë policia e Tiranës dhe prokuroria kanë intensifikuar hetimet në lidhje me atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Vetë Nuni pas daljes nga reaminacioni ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen duke deklaruar se ka arritur të shohë atentatorin që e qëlloi me 4 plumba. Sipas burimeve policore Nuni sipas të gjithave gjaseve do të jetë në gjendje të bëjë identifikimin e autorit, por për momentin informacionet në lidhje me përshkrimin janë shumë të rezervuara për arsye hetimi. Ndërkohë që mësohet se atentatori ka qënë në pritje të Nunit para hyrjes së pallatit dhe armën e kishte fshehur në një gazetë deri në momentin që e ka nxjerrë dhe ka qëlluar në drejtim të gjykatësit. Policia nga ana e saj ka shoqëruar disa persona dhe po heton në lidhje me këtë ngjarje. Vetë ministri Nishani u shpreh në kuvend se shumë shpejt do të arrestohet autori që qëlloi Nunin një ditë më parë.