E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari Guçe pranon “gafën” e penalltisë

Partizani edhe mund ta kishte fituar takimin me Bylisin (1-1) në “Selman Stërmasi”, nëse gjyqtari lushnjar Shkëlqim Guçe nuk do ta kishte dhënë penalltinë në favor të ballshiotëve.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, gjyqtari e ka pranuar “gafën e tij”. Sipas saj, pas përfundimit të ndeshjes gjyqtari ka deklaruar se penalltinë e ka dhënë në mënyrë të nxituar.

Guçe pati një debat të ashpër me drejtuesit e klubit të kuq. “Po prisja çastin që të kishte një faull në zonë”, citon “Panorama Sport”, fjalët që u ka thënë gjyqtarie edhe njerëzve afër tij. Partizani do të dërgojë edhe një shkresë në Federatë, ku do të kërkojë dhe masa ndaj gjyqtarit Guçe.

Partizani do të përballet javën e ardhshme me Dinamon në derbin e dytë të kryeqytetit, teksa atë me Tiranën e ka humbur 2-1 në javën e 3-të.

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›