Gjyqtari Nuni, ripyeten dëshmitarët për atentatin
Zyrtare pranë Prokurorise se Krimeve te Renda bëjnë me dije se janë pyetur fqinjë të gjyqtarit, roje parkimi apo pallatesh aty pranë, si dhe personat që e kanë transferuar gjyqtarin e Gjykate se Larte, Ardian Nuni drejt Spitalit Ushtarak
TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rimarrë në pyetje dëshmitarë të rastësishëm të atentatit ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, mbrëmjen e 8 shkurtit. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare pranë organit të akuzës, që bëjnë me dije se janë pyetur fqinjë të gjyqtarit, roje parkimi apo pallatesh aty pranë, si dhe personat që e kanë transferuar Nunin drejt Spitalit Ushtarak. "I kemi ripyetur për çdo detaj të dyshimtë që mund të kenë vënë re gjatë mbrëmjes së 8 shkurtit kur ndodhi atentati ndaj gjyqtarit", - thanë burime nga prokuroria, duke saktësuar se deklarimet e tyre nuk ishin aq frytdhënëse për hetimet. "Nuk na dhanë asnjë detaj që mund të na ndihmojë në identifikimin e autorëve", - saktësuan burimet. Për të hedhur dritë mbi atentatin ndaj gjyqtarit Nuni, prokuroria po heton në disa pista, ku më kryesorja është ajo për shkak të detyrës. Por nuk janë përjashtuar as pista të tjera, për faktin se Nuni është dhe pedagog në Fakultetin Juridik, ndaj nuk lihen jashtë vëmendjes as studentët. Ardian Nuni ra pre e një atentati të mirorganizuar përballë hyrjes së pallatit të tij që ndodhet pranë parkut të delegacioneve në rrugën "Komuna e Parisit" në kryeqytet. Ai mbeti i plagosur me katër plumba, por për fat të mirë i shpëtoi vdekjes. Pas ndihmës mjekësore që mori në Spitalin Ushtarak, Nuni u largua drejt banesës së tij. Duke e cilësuar si një goditje të rëndë ndaj sistemit të drejtësisë, në mbështetje të gjyqtarit Ardian Nuni kanë dalë të gjithë gjyqtarët. Aktin e rëndë e kanë dënuar dhe organizma të tjerë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)