Babai Moster: "Ngacmoja vajzën për inat të gruas"
Ramadan Isufaj, i arrestuar ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Gjatë një takimi që ka pasur me bashkëshorten e tij, kjo e fundit e ka pyetur të pandehurin përse e kishte përdhunuar vajzën e tyre. Tërë mllef ai i është përgjigjur: "Për faj të tradhtisë tënde!".
TIRANE-Ramadan Isufaj ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, pas zënkave të vazhdueshme me të shoqen dhe dyshimet se ajo e tradhtonte. Pozita e të akuzuarit për abuzime seksuale me të bijën është rënduar së tepërmi pas dëgjimit në gjykatë të përgjimeve ambientale të bëra në qeli. Gjatë një takimi që ka pasur me bashkëshorten e tij Shpresa Isufaj, kjo e fundit e ka pyetur të pandehurin përse e kishte përdhunuar vajzën e tyre. Tërë mllef ai i është përgjigjur: "Për faj të tradhtisë tënde!". Përgjimi ishte realizuar në ambientet e policisë, kur dy bashkëshortët kanë debatuar ashpër për gjëmën e madhe që kishte ndodhur në familjen e tyre. Burrë e grua kanë akuzuar ashpër njëri-tjetrin për tradhti. Prokuroria nuk e kishte bërë publik këtë fakt. Por kur i pandehuri mohoi kategorikisht akuzat duke u shprehur se "ishte në qeli për shkak të një kurthi të gruas", atëherë u dëgjuan dhe përgjimet. Ramadan Isufaj e pranoi fillimisht akuzën dhe shpjegoi se kishte abuzuar me vajzën që në moshën 11-vjeçare. Këtë deklarim e ka bërë pasi prokuroria i ka premtuar se do ta favorizonte në dhënien e masës së dënimit. Ai kishte thënë më parë në prokurori, se me vajzën ka shkuar në shumë qytete të vendit dhe ka abuzuar me të. Pas tërheqjes së të pandehurit, prokuroria solli në gjykatë provën e fortë që duket se bën fajtor babain e katër vajzave për krimin e rëndë në familje. Isufaj u arrestua afro një vit më parë pas denoncimit që bëri vajza e tij, e cila rrëfeu në polici se ishte përdhunuar nga i ati për disa vite me radhë dhe madje kishte tentuar të vriste dhe veten për shkak të tragjedisë që po i ndodhte. Kuksiani, baba i katër vajzave, ndodhet në burgun 302 në Tiranë në pritje të vendimit të gjykatës. Deri më tani provat flasin kundra tij, edhe pse vetë Isufaj shprehet me forcë se është viktimë e një kurthi nga ana e bashkëshortes, e cila kishte frikë nga ndonjë ndëshkim për shkak të tradhtive të shumta që bënte.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)