Gjyqtari: Pse është antikushtetues Kodi Doganor
Një gjyqtar në Pogradec dërgon në Gjykatën Kushtetuese, për kontroll të përputhjes me Kushtetutën, Kodin Doganor. Në dy raste, gjyqtari Klodian Rado ka hasur mospërputhje të kodit me ligjin themeltar të shtetit për pagesën e bizneseve dhe individëve të gjobës, para se të ankohen. Duke u bazuar në nenin 145/2 të kushtetutës, i cili thotë se "kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato", Rado ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese nenet 289/3 dhe 289/5 të Kodit Doganor. Këto nene përcaktojnë se "për të paraqitur ankesën, apeluesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimeve doganore që duhen paguar... dhe të depozitojë, paraprakisht, në llogarinë bankare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, një shumë të barabartë me 40 për qind të shumës së përgjithshme të gjobës së zbatuar nga autoritetet doganore...".
Gjyqtari magjistrat nga Gjykata e Pogradecit, Klodian Rado, në një prononcim për gazetën "Shqip" thotë se ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të gjykimit të çështjes dhe t‘i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë kontrollin e kushtetutshmërisë së nenit 289/3,5 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë. Sipas dy vendimeve, kjo dispozitë e Kodit Doganor sanksiononte detyrimin që çdo qytetar ankues, përpara se t‘i drejtohej rrugës administrative apo gjyqësore të ankimit ndaj detyrimeve apo gjobave abuzive që mund të vendosen nga autoritetet doganore, duhet të parapaguante jo vetëm gjithë detyrimin doganor, por edhe gjithë gjobën që ishte sa trefishi i vetë detyrimit. Në jo pak raste, ky detyrim financiar i veshur me ligj, ka qenë i papërballueshëm për qytetarët apo biznesmenët, duke sjellë si pasojë pamundësinë e tyre për të goditur gjyqësisht abuzimet që mund të bëheshin ndaj tyre. Gjykimi i kushtetutshmërisë së këtij neni të Kodit Doganor do të kryhet në datën 26 nëntor, ora 10:00. Kjo seancë gjyqësore pritet që të ndiqet me një interes mjaft të lartë nga bota e biznesit dhe subjektet e tjera të interesuara, duke përfshirë edhe qytetarët që janë përballur me këtë dispozitë doganore. Po ashtu, në seancë janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të Këshillit të Ministrave, dhe sidomos të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
S.Çobo