Gjyqtari Stark, tifoz i Lionel Messit

Nuk do të jetë portugez, siç e parashikoi Pep Guardiola, por gjerman. Dhe, për më tepër fans i Messit. Gjyqtari gjerman i ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit e Barcelonës, Wolfgan Stark është adhurues i madh i futbollistit më të mirë në botë.
“Mesi është një lojtar shumë i rëndësishëm, ndër më të mirë në botë”, ka thënë Stark para do kohe dhe kishte shprehur gatishmërinë t`ia marrë pas ndeshjes fanellën futbollistit argjentinas.