E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madridi vëzhgon John Terryn

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron ta sjellë në Bernabeu kapitenin e Chelseat, John Terry.

Gazzetta dello Sport shkruan se Mourinho ka porositur presidentin e Realit, Florentino Perez t`ia shprehë pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, dëshirën për të nënshkruar me Terryn në fund të sezonit.

Së fundi është spekuluar se klubi anglez nuk është i kënaqur me Terryn dhe Mourinho është i gatshëm të reagojë nëse jepet rast. Mourinho beson se 30-vjeçari mund të jetë “Carles Puyol” i Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›