Triumfi i Nadal fiton edhe turneun e Barcelones

Rafael Nadal ka triumfuar në turneun e Barcelonës duke mundur në finale në dy sete (6-2, 6-4) patriotin e tij David Ferrer.
Ky është titulli i gjashtë në shtatë vitet e fundit në Katalunja për numrin një të botës në tenisin për meshkuj, që ka përsëritur suksesin e një jave më parë, kur mundi pikërisht Ferrer, për të fituar trofeun në turneun e Monte Karlos.
Po ashtu, Nadal ka hyrë histori si tenisti i parë në kohën e tij që fiton më shumë se gjashtë herë dy turne të njëpasnjëshëm. Në Barcelonë, spanjolli dominoi në setin e parë, ndërsa në të dytin arriti të përmbyste avantazhin e Ferrer, që kaloi në epërsi 4-2 me gejme.
Rafael Nadal u kthye bindshëm në lojë dhe detyroi kundërshtarin e tij të bënte shumë gabime, ndërsa në finalen e turneut të Barcelonës raketa numër një e botës ka regjistruar fitoren e 501 në karrierën e tij. Po ashtu, trofeu në turneun spanjoll është i 31 për spanjollin, i cili renditet i treti në klasifikimin e tenistëve që kanë fituar më shumë turne.
Nadal ka kaluar Bjorn Borg dhe Manuel Orantes, ndërsa klasifikohet pas legjendave të tenisit botëror Guillermo Vilas me 45 dhe Thomas Muster me 40 turne të fituar.
Nertan Prifti