E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtari malajzian nxjerr kartonet dhe... pistoleten

Nje gjyqtar ne Malajzi, emri i te cilit nuk behet i ditur, ka shtene disa here ne ajer per te larguar nga vetja nje grup futbollistesh, qe po protestonin per kartonin e kuq, qe kishte marre shoku i tyre i skuadres. "Bluza e zeze", qe detyren e perditshme e kishte polic, kur ishte ne fushe per te arbitruar, pistoleten e kishte lene ne makinen e sherbimit. Kur protestat e lojtareve u ashpersuan shume, ai ka shkuar ne automjetin e policise dhe, pasi ka marre ne dore pistoleten, nuk ka hezituar aspak qe ta shkrepe, duke e mbajtur te drejtuar ne ajer. Veprimi nuk u ka pelqyer shefave te tij, te cilet vendosen ta arrestonin dhe mbanin ne dhomat e paraburgimit. Fakti kurioz eshte se ne qeli, se bashku me policin-gjyqtar, kane perfunduar edhe pese futbolliste: ata akuzohen se kane shkaktuar rremuje dhe per kete mund te penalizohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›