Sot marrin fund alibitë, opozita zgjedh mes reformës dhe kursit antiperëndimor
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pritet që të përcaktojë edhe kahjen që do të ndërmarrë opozita e majtë në raport me domosdoshmërinë e pranuar verbalisht nga të gjitha krahët e politikës, mbi reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, i cili mjerisht edhe sot e kësaj dite klasifikohet nga organizmat ndërkombëtare dhe qytetarët e thjeshtë si një ndër sekrorët më të korruptuar. Mazhoranca e djathtë, nisur në rradhë të parë nga detyrimet ka ka kundrejt shumicës së shqiptarëve që e vobesuan në 3 korrik të 2005-ës por paralelisht me këtë edhe përgjegjësisë historike të përmbushjes së parakushteve që do të mundësojnë marrjen eventuale të ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e prillit 2008 në Bukuresht, ka demonstruar me qëndrime publike po mbi të gjitha me aksione konkrete, vullnetin e saj të palëkundur për të shkatërruar lidhjet kriminale që vazhdojnë të mbajnë peng drejtësinë shqiptare e që mbeten pengesa kryesore në detyrën madhore të çdo qeverie demokratike: vendosjes së shtetit ligjor në Shqipëri. Në kushtet e një bllokade, e cila për fat të keq është shndërruar një një sjellje tipike të pakicës parlamentare, në çlirimin e Prokurorisë së Përgjithshme nga një individ i kapur kokë e këmbë nga krimi i organizuar, shumica ringriti një tjetër komision hetimor për Theodhori Sollakun dhe duke u mbështetur tek një vullnet deri më tash kontruktiv nga ana e kreut të ri të shtetit, dha provën e
parë sesi mund ti jepet fund gjendjes skandaloze ku ndodhet aktualisht sistemi i drejtësisë. Gatishmëria për të mbështetur çdo nismë e propozim që shkon në këtë hulli në parlamentar apo në tryeza teknicienësh, i shton kreditet e saj në sytë e faktorit ndërkombëtar
që nga ana e tij nuk ka munguar që ta vlerësojë atë. Përkundër qëndrimeve të tilla, opozita e drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama edhe pse deklamon përditë se është mbartëse e një politike të re, vazhdon me fanatizëm që të kanalizojë energjitë e saj që në pjesën dërrmuese të rasteve vështirë se mund të përkufizohen si pozitive në procesin periodik të demonizimit, stigmatizimit të këtij procesi jetik për fatin e procesve integruese. Shpesh alibitë e