E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesk: Largimi i Henrise na lejoi te shkelqejme

"Baby-gunners" kane lebetitur gjithe Angline. Djelmoshat e drejtuar nga Arsen Venger nuk po njohin pengesa dhe jane ne krye te kampionatit. Celesi i suksesit eshte largimi i Tierri Henrise, francezit dhe ish-kapitenit te Arsenalit drejt Barcelones. Ai qe e konfirmon kete eshte Francesk Fabregas, asi spanjoll, qe nuk druhet fare para mikrofonave: "Skuadra eshte e uritur dhe do t'u tregoje te gjitheve se gabuan me ne. Duam te fitojme shume gjera gjate 12 muajve te ardhshem. Kam me shume pergjegjesi tani. Nese do ta shikonit Arsenalin e para nje ose dy viteve, do te shikonit vetem Tierri Henrine. Lojtaret e tjere nuk ekzistonin. Por, largimi i tij u lejoi te gjitheve qe te shkelqenin dhe te tregonim se ne jemi nje skuader dhe nje klub i mire. Edhe pse lojtari me i mire ne bote na braktisi, ne do te fitojme patjeter dicka".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›