E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtari rrihet për vdekje në Holandë

E ka gjetur vdekjen në një fushë të futbollit, ku gjendej rastësisht të dielën që shkoi.

Richard Nieuwenhuizen, 41 vjeç, kishte pranuar të bëhej gjyqtar anësor në një ndeshje miqësore ndërmjet dy ekipeve të të rinjve për të ndihmuar, duke e pasur parasysh se ishte njëri prej zyrtarëve të klubit vendës, Buitenboys të Almeres, afër Amsterdamit.

Ndër lojtarët e angazhuar në lojë ishte edhe njëri nga djemtë e tij. Vendimet e tij nuk i kanë pëlqyer disa nga lojtarëve të rinj në fushë, të gjithë ndërmjet moshës 15 e 16 vjeç.

Tre nga djelmoshat e ekipit Amsterdam Nieuw Sloten, skuadër mysafire, i janë afruar në fund të ndeshjes dhe kanë filluar të diskutonin me të.

Për t’i evituar problemet, ai ka provuar të largohej, por ata e kanë ndjekur duke e sulmuar fizikisht.

41 vjeçari ka përfunduar në tokë, por dhuna ndaj tij ka përfunduar me grushte dhe shqelma në kokën e tij.

Nieuwenhuizen është dërguar me urgjencë në spital, ku është konstatuar se ka ndërruar jetë pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Tre agresorët janë arrestuar dhe për momentin gjenden në paraburgim.

Skuadra e tyre ka rrezikuar suspendimin, por ka preferuar të largohet nga garat e kampionatit, vendim të cilin e ka komunikuar përmes një komunikate, ku ka shpjeguar se incidente të tilla nuk duhet të shihen në një fushë futbolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›