Gjyqtari trukonte ndeshjen vetëm në këmbim të seksit
Fiksimi i ndeshjeve mbetet një problematikë e madhe në botën e futbollit. Për të luftuar këtë fenomen, organizatat ndërkombëtare të sportit më të ndjekur në botë kanë ashpërsuar rregullat për futbollistët dhe këdo tjetër që bëhet pjesë e një mashtrimi të tillë. Përflitet se bazat e organizatave mafioze më të fuqishme që fiksojnë ndeshjet, duke blerë lojtarët apo gjyqtarët e një takimi të caktuar, ndodhen në Azinë e Largët. Pikërisht këtu, një gjyqtar libanez, arbitër i FIFA-s, që ka drejtuar dhjetëra takime ndërkombëtare, u dënua me gjashtë muaj burg në Shangai. Gjyqtari Ali Sabbagh u shpall fajtor për trukimin e një ndeshjeje në këmbim të favoreve seksuale. Në përfundim të gjyqit me nga 3 muaj u dënuan gjithashtu edhe dy ndihmësit e tij, edhe ata të blerë me favore seksuale.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)